Kalaja e Shkodrës më e vizituara, ndalesa kryesore për turistët në Veri të Shqipërisë do rikonstruktohet Kur Ornela Kapetani xhiroi një duel mjeshtëror me Suzana Priftin në filmin “Dita zë fill” vështirë ta mendonte veten fituese të Zemrës së Sarajevës, si aktorja më e mirë.
Binomi i Letës, roli i saj, dhe Sofisë rezultoi i suksesshëm dhe që në fillim është vlerësuar si tepër i arrirë. Vetë aktorja nuk i fshehu befasinë, për një trofe si zemra e Sarajevës. Ku ajo personifikoi në një dramë intime një nënë që është e gatshme të sakrifikojë gjithçka për fëmijën e saj. Deri në mbajtjen me thonj të një vendi pune si kujdestare e një gruaje të moshuar.
E njohur për rolet e saj në “Hostage” apo “Correction”, Ornela ka studiuar aktrim në Londër.
Së bashku me premierën botërore të filmit, i përzgjedhur si një nga shtatë garuesit në festivalin më të rëndësishëm të filmit në rajon, “Dita zë fill” solli edhe një trofe. Dhe kjo është dalloi përfaqësimin e kinemasë shqiptare në syrin e industrisë botërore të filmit që ishin pjesëmarrës në këtë festival. Ku një ndër të ftuarit e nderit ishte edhe Oliver Stone.
Filmi më i mirë u shpall “Scary mother”, me regji nga Ana Urushadze. Serban Pavlu mori çmimin si aktori më i mirë, ndërsa Emanuel Parvu u shpall regjisori më i mirë. Kjo është hera e dytë që një film shqiptar merr pjesë në këtë kompeticion.
I cilësuar nga kritika si një film me finesë psikologjike dhe emocionale, “Dita zë fill”, do të transmetohet në kinematë tona në shtator, por ndërkohë ai e ka nisur rrugëtimin e tij dhe ka marrë konfirmimin edhe për kompeticione të tjera të rëndësishme në botë, që për momentin ende nuk janë bërë publike.
Top Channel