I gjithë stadiumi shpërthen kundër Alvarez, çështja merr të tjera përmasa. Tifozët e duan jashtë ekipit, sulmuesi nuk shkon t’i përshëndesë
Kristi Vangjeli foli për Supersport, menjëherë pas përfundimit të stërvitjes së pasdites së sotme, në kuadër në ndeshjes së kthimit ndaj Dinamo Zagrebit.
Mbrojtësi theksoi rëndësinë e këtij takimi dhe premtoi se ekipi është gati të japë 100%, për të arritur kualifikimin në fazën e grupeve.
“Në takimin e kaluar mora një risk, duke luajtur i dëmtuar. Ende kam një kontraktim të vogël, por do të bëj maksimumin për t’u rikuperuar dhe për të qenë në dispozicion të skuadrës në këtë ndeshje të rëndësishmë” u shpreh mbrojtësi i korçarëve.
Vangjeli komentoi rezultatin e arritur në Zagreb, si një arritje e korçarëve, të cilët janë përmirësuar shumë gjatë këtyre viteve, por nuk harroi të përmendë edhe largimin e shumë futbollistëve nga kampionët kroatë.
“Normalisht ne jemi përmirësuar shumë, pasi u bënë vite që luajmë në këto nivele dhe kemi fituar mjaftueshëm eksperiencë për t’u përballur pa frikë ndaj këtyre kundërshtarëve. Por edhe nga Dinamo e Zagrebit janë larguar disa futbollistë të rëndësishëm”, tha Vangjeli.
Top Channel