Kaliniç-Milan, të hënën testet mjekësore

19/08/2017 00:00

Telenovela e transferimit të Nikolo Kaliniç nga Fiorentina te Milani, duket se ka ardhur në fundin e saj.

Sulmuesi kroat, i cili aktualisht ndodhet në atdheun e tij, do të udhëtojë të hënën për në Milano dhe do të kryejë vizitat mjekësore.

Kuqezinjtë kanë gjetur akordin për transferimin e tij nga Fiorentina, sipas formulës huazim me detyrim blerjeje.

Në arkat e klubit vjollcë do të shkojnë plot 25 milionë euro, 5 nga të cilat për huazimin dhe 20 të tjerat për blerjen.

Me afrimin e Kaliniç duket se do të marrë fund edhe merkatoja në sulm e kuqezinjve, të cilët tentuan të afrojnë emra me peshë si Belotti apo Aubameyang.

Top Channel