Dortmundi nuk gabon, Bosz e nis me fitore
19/08/2017 00:00
Dortmundi e nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri të Bundesligës. Verdhezinjtë iu përgjigjen fitores së Bajernit një ditë më parë dhe siguruan tri pikët në transfertë.
Skuadra e drejtuar nga Peter Bosz fitoi pastër 3-0 ndaj Volgsburgut në fushën e këtij të fundit.
Pulisiç zhbllokoi rezultatin në minutën e 22 dhe pesë minuta më vonë, Bartra dyfishoi rezultatin.
Fitorja 3-0 u vulos nga emri më i përfolur i merkatos së kësaj vere për verdhezinjtë, Aubameyang, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 60-të.
Top Channel