Enver Hoxhaj: Kryeparlamentari zgjidhet më 24 gusht

16/08/2017 00:00

Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, pas takimit konsultativ mbi qeverisjen e vendit është shprehur se Kadri Veseli do të zgjidhet kryeparlamentar më 24 gusht, ndërsa shumë shpejt do të formohet edhe qeveria.

Në një konferencë për shtyp, ai tha se pas konstituimit të Kuvendit duhet të punohet urgjentisht për zgjidhjen e demarkacionit, liberalizimin e vizave, themelimin e ushtrisë, si dhe të rishihet ligji për liritë fetare.

“Më 17 shkurt të vitit 2018 bëhet një dekadë nga shpallja e pavarësisë dhe më intereson të di nëse Kosova do të arrijë të anëtarësohet gjatë viteve të ardhshme në OKB, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, dhe nëse do të ketë ushtrinë e saj për t’u anëtarësuar edhe në NATO”, tha ndër të tjera Enver Hoxhaj.

I pyetur nëse janë siguruar votat nga partia AKR, ai u shpreh se nuk i di detajet. “Nuk jam në dijeni, nëse Behgjet Pacollit i është dhënë posti i Ministrit të Jashtëm”, shtoi më tej ai.

Top Channel