Kim Jong-un është tërhequr nga kërcënimi për të sulmuar me raketa Guamin, një territor i Shteteve të Bashkuara në Paqësorin Perëndimor.
I vendosur në atë që njihet si Mikronezia, Guami zuri vend në mediat ndërkombëtare pas deklaratave të Penianit se do të “shfarosë Shtetet e Bashkuara duke nisur me Guamin”.
Por pak ditë pas kësaj deklarate, vetë lideri suprem i vendit komunist është tërhequr. Ai ka përjashtuar mundësinë që Koreja e Veriut të sulmojë e para këtë ishull.
“Ne jemi të përgatitur për të sulmuar Guamin, por para se të ndërmarrim ndonjë veprim, do të shohim se çfarë do të imperialistët amerikanë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga televizioni shtetëror në Penian.
Ndërkohë, Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in i kërkoi Uashingtonit vetëpërmbajtje dhe tha se askush nuk mund të ndërmarrë një sulm ushtarak në Gadishullin e ndarë pa miratimin e Seulit.
Top Channel