“Makth” i bardhë në Nju Jork dhe paralajmërime për stuhi dëbore, anulime fluturimesh dhe rekomandime për të kufizuar udhëtimet Qindra persona druhet se kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë të bllokuar, si pasojë e një rrëshqitjeje të madhe dherash në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown.
Një kodër në zonën Regent u shemb të hënën pas disa shirash të rrëmbyeshëm, duke bërë që shumë shtëpi të mbuloheshin nga balta.
Sipas korrespondentëve në zonë, shumë njerëz kanë qenë në gjumë kur ndodhi rrëshqitja e dheut.
Numri i viktimave nuk është ende i ditur, por zëvendëspresidenti i Sierra Leones tha se druhet për qindra viktima.
Agjencia e lajmeve “AFP” raporton ndërkohë se, të paktën 180 vetë kanë humbur jetën. Dhjetëra trupa janë nxjerrë deri më tani.
Shërbimet e emergjencave ndodhen në vendngjarje, në përpjekje për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në shtëpitë e tyre. Përmbytjet nuk janë të pazakonta në Sierra Leone, ku shtëpitë – që shpeshherë nuk përmbushin kushtet e duhura të sigurisë, – rrëmbehen nga shirat e rrëmbyeshëm.
Në vitin 2015, Freetown përjetoi përmbytje vdekjeprurëse të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, që u morën jetën 10 personave dhe lanë mijëra të pastrehë.
Top Channel