Reali “hipotekon” Superkupën e Spanjës; mund Barçën 3-1 (Foto)

14/08/2017 00:00

Në shansin e parë që kishte përballë 90 mijë spektatorëve në “Camp Nou”, Barcelona dështoi t’i jepte impaktin e duhur sezonit, duke humbur 3-1 ndaj Realit të Madridit.

Sfida e parë e Superkupës së Spanjës shkoi në favor të “Los Blancos”, që u imponuan në tempullin “blaugrana” dhe tani presin kthimin në kryeqytet.

Shanset e shënimit ndryshuan disa herë kuadratin në fraksionin e parë, në një krah Suarez dhe Messi ndërsa në tjetrin Isco dhe Bale. Por, barazpesha mbretëroi deri në minutën e 50, kur Gerard Pique shënoi autogol. Mbrojtësi i Barcelonës befasoi portierin Ter Stegen me një ndërhyrje që synonte të largonte topin, por e çoi atë në rrjetë. Por, vendasit arritën të barazonin pas një faulli në zonë nga portieri Keylor Navas, i cili shkaktoi penallti dhe i dha mundësinë Lionel Mesit të shënonte nga pika e bardhë.

Barcelona tentoi më pas gjithçka duke lënë hapësira në prapavijë dhe u ndëshkua me golin e dytë. Cristiano Ronaldo bëri “Camp Nou” të heshtë me një goditje perfekte që tregoi pikërisht në tempullin rival, se është ai fituesi në fuqi i Topit të Artë.

Portugezi përkeqësoi situatën me daljen pas kartonit të dytë të verdhë, por nuk ndikoi në sfidën që “hipotekon” trofeun për Realin. Goli i tretë i “Los Blancos” ishte një kryevepër e Asensio që vendos “de facto” dhe fituesin e Superkupës, pa pritur sfidën e dytë.

FOTO GALERI
6/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA