Kondogbia, i tepërt tek Interi. Nuk del në stërvitje

11/08/2017 00:00

Kondogbia duket se është i tepërt në radhët e Interit, e këtë e ka kuptuar i pari vet futbollisti francez. Gjiganti me numër 7 nuk është paraqitur në stërvitjen e mëngjesit të skuadrës zikaltër, e sipas burime të klubit, mungesa e tij është e pajustifikuar.

Kondogbia, prej ditësh është përfolur për një transferim të mundshëm në Spanjë, me destinacion Valenciën, ku mendohet se mund të ketë më shumë hapësira, por Interi kërkon një shumë të arsyeshme për shitjen e tij.

Kondogbia duhej të ishte në stërvitjen me skuadrën në vigjilje të miqësores me Betisin, që do të luhet të shtunën në mbrëmje. Në këto kushte, francezi nuk do të udhëtojë me skuadrën.

Pas dy sezonesh, duket se Kondogbia është i bindur se ka përfunduar koha e qëndrimit të tij në Milano. Vet futbollsti ka shprehur dëshirën të luajë te Valencia, ku përpara tij pritet të shkojë një tjetër futbollist i Interit, Murillo.

Por ndërsa për kolumbianin është shumë afër arritja e marrëveshjes, për Kondogbian, diferenca mes ofertës së Valencias dhe kërkesës së Interit është shumë e madhe. Kondogbia u ble 2 vite më parë nga Monaco për 38 milionë euro.

Top Channel