Liverpool refuzon 100 milionë eurot e Barcelonës për Coutinho

10/08/2017 00:00

Liverpool ka hedhur poshtë edhe ofertën e dytë për brazilianin Philippe Coutinho. Këtë herë, oferta e klubit katalanas ishte 100 milionë euro.

Spanjollët e shohin ish-interistin si zëvendësuesin më të mirë për Neymar, i cili një javë më parë u lagua drejt Francës për tu bashkuar me PSG. Ndër të tjera, klubi katalanas e vlerëson Coutinhon si zëvendësuesin e 33-vjeçarit Andres Iniesta.

Por, duket se Liverpool nuk ka ndërmd që të privohet nga braziliani. Sipas mediave britanike, në refuzimin e 100 milionë eurove Liverpool i ka komunikuar spanjollëve që të mos humbasin kohë për të formuluar një ofertë të tretë, pasi futbollisti nuk është në shitje, edhe pse ai ka shprehur pëlqimin për të qenë pjesë e katalanasve.

Coutinho nuk është aktivizuar në miqësoren e fundit që luajti Liverpool për shkak të një problemi në shpinë, problem që mund ta privojë edhe për ndeshjen e parë të sezonit, ndaj Watford.

Ndërkohë, Barça është duke parë një tjetër alternativë në rast se dështon me Coutinho. Zgjedhja e dytë është Dembele nga Dortmund. 20-vjeçari ka shprehur prej kohësh dëshirën për të luajur në Barcelonë.

Top Channel