Mbappe ka zgjedhur ekipin e tij të ardhshëm

09/08/2017 00:00

Kylian Mbappe, sipas mediave franceze, ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

“Telefoot” ka dhënë lajmin se talenti francez ka zgjedhur PSG dhe arsyeja është Neymar. Nuk saktësohet shifra që do të paguajë klubi parizien për 18-vjeçarin, por thuhet vetëm se do të jetë shumë e lartë.

Pasi shënoi 26 gola sezonin e kaluar, Mbappe ka refuzuar kështu Real Madrid, Manchester City dhe Barcelona për të qëndruar në Francë e për të luajtur me idhullin e tij brazilian.

“Telefoot” konfirmon se Mbappe e adhuron ish-lojtarin e Barcelonës prej vitesh dhe tashmë pritet vetëm nisja e negociatave mes Monaco e PSG.

Top Channel