Korçë, dëmtohet fasulja

09/08/2017 00:00

Temperaturat e larta të kësaj vere dhe mungesa e rreshjeve kanë dëmtuar prodhimet e Fushës së Korçës.

Qindra fermerë, të cilët këtë vit kanë mbjellë fasule, nuk do të marrin dot prodhimin e tyre, pasi gjithçka është dëmtuar. Janë hektarë të tërë të mbjellë nga fermerët e fshatrave në Fushën e Korçës të thara dhe që dëmtojnë ekonominë familjare të këtyre fermerëve. Në parcelat e tyre gjithçka duket se është tharë dhe ata tregojnë se tashmë kjo situatë nuk ka zgjidhje.

Mungesa e rreshjeve ka bërë që fermerët të kushtëzohen edhe në vaditjen e të mbjellave të tyre, çka do të thotë më pak prodhim dhe të ardhura për ta. Situata e përsëritur e dëmtimeve të prodhimeve të ndryshme bujqësore si pasojë e faktorëve atmosferikë ka krijuar vështirësi të shumta për fermerët, të cilët ndjehen të pasigurt për çdo produkt bujqësor që ata kultivojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA