“Dokufest” në Prizren, filmat konkurrentë shfaqen në 10 kinema

09/08/2017 00:00

Në Prizren po mbahet edicioni i 16-të i festivalit të filmit dokumentar, “Dokufest”, në të cilin këtë vit shfaqen rreth 250 filma. Gjithësej 10 kinema janë të vendosura në Prizren, në Kalanë e Prizrenit, apo edhe afër lumit.

“Jemi të gëzuar që kinematë janë të plota. Kemi pasur rreth 2 mijë njerëz që kanë parë filmat. Kjo është e barabartë me trendin e vitit 2015, kur kemi pasur temën e emigrimit dhe kulmin e shikuesve”, deklaron Eroll Bilibani, drejtor artistik i festivalit.

Si çdo vit, “Dokufest” ndërthur me muzikore, diskutime mbi artin dhe disa aktivitete të tjera që e kthejnë Prizrenin në një qytet arti. Gjithashtu është shumë i vizituar nga turistë të huaj dhe të rinj që vijnë në qytetin e Prizrenit për të parë filmat që shfaqen në “Dokufest”.

“Dokufest” është krijuar në vitin 2002, kurse tani është më popullori, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, qyteti  historik i Prizrenit, pranë kufirit me Shqipërinë, shndërrohet në një kryeqytet filmi çdo verë.

Top Channel