Temperaturat në Sao Paulo arritën pikun të hënën, kur bukuroshet braziliane me bikini ekspozuan hiret e tyre në konkursin “Miss Bumbum”, që kurorëzon të pasmet më të bukura të vendit.

Në vitin e tij të gjashtë, konkursi ku garojnë përfaqësuese nga të 27 shtetet e Brazilit pati qindra aplikime. Por të përzgjedhurat për finalen e madhe të nëntorit do të jenë vetëm 15.

Organizatori dhe gazetari Cacau Oliver tha se, shfaqja synonte ekspozimin e atyre, që ai vet i konsideroi mrekullitë braziliane. Sipas Oliver, konkursi përfaqëson idealin e bukurisë braziliane, e në të marrin pjesë edhe gra me aftësi të kufizuara.

“Natyrisht që ne mund të flasim për konkursin ‘Bumbum’ si marketing, si një lloj kartoline të grave braziliane, por ne flasim edhe për bukurinë dhe gjithëpërfshirjen sociale”, tha Cacau Oliver.

Garueset në konkursin “Miss Bumbum” duhet të provojnë se nuk u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për të modifikuar të pasmet e tyre.

FOTO GALERI
2/24

Top Channel