Zjarr masiv në kodrat e Ardenicës në Lushnje, rrezikohen 2 banesa

05/08/2017 00:00

Një masiv pyjor është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në kodrat e Ardenicës në Lushnje.

Mësohet se flakët rrezikojnë edhe dy banesa në fshatin Vajkan, të cilat ndodhen pranë një ish-reparti ushtarak.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Top Channel