Luftë me zjarret, plagoset efektivi i FA
05/08/2017 00:00
Një efektiv i Forcave të Armatosura u plagos pasditen e së shtunës gjatë shuarjes së zjarrit në malin e Derjes, në Shën Gjergj të Tiranës.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nënoficeri i batalionit special, tetar Skënder Hidri u lëndua në këmbë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku gjendja e shëndetësore e tij paraqitet e qëndrueshme.
Prej dy ditësh, për shuarjen e zjarrit në malin e Derjes janë angazhuar rreth 50 efektivë të Forcave të Armatosura.
Top Channel