Frenimi i azilkërkuesve, shtohen rregullat në pikat kufitare

04/08/2017 00:00

Policia kufitare do të shtojë kontrollet gjatë daljeve të qytetarëve nga vendi, me qëllim frenimin e fenomenit të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian.

Urdhri i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako parashikon që prej datës 1 gusht uniformat blu të zbatojnë 14 rekomandime për të konstatuar shtetasit që nuk plotësojnë kushtet për hyrjet dhe qëndrimin në zonën Schengen.

Në urdhër, kryepolici porosit vartësit e kufirit që të verifikojnë adresëm e saktë të akomodimit të shtetasve në vendin e destinacionit, ftesën e pritësit, biletën e kthimit, si dhe mbulimin financiar për periudhën e qëndrimit.

Po ashtu, Çako këkron që të shtohen kontrollet edhe ndaj agjencive turistike, për të cilat ka dyshime se mund të zhvillojnë udhëtime të organizuara për qëllime azili.

Në urdhër evdientohet se fenomeni e azilkërkuesve është kthyer në një shqetësim të madh që mund të rrezikojë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Schengen.

Përveç Gjermanisë, qindra shqiptarë janë deportuar kohët e fundit nga Franca pas refuzimit të azilit.

Top Channel