Humbje pas humbje, Bayern mposhtet edhe nga Napoli

02/08/2017 00:00

Bayern Munchen i Carlo Anchelotti-t ndodhet në një situatë aspak të mirë në këtë fillim sezoni, teksa ka humbur 4 nga 5 ndeshjet e fundit.

Napoli është skuadra e fundit që ka mposhtur kampionët e Gjermanisë në “Audi Cup” me rezultatin 2-0. Koulibaly dhe Giaccherini ishin autorë të golave. Në fushë për napolitanët ishte edhe Hysaj në 45 minutat e dyta.

Në 5 ndeshjet e fundit, Bayerni ka pësuar 13 gola, ndërsa ka arritur të shënojë vetëm 3 herë dhe këto në një ndeshje të vetme, atë ndaj Chelsea-t të fituar 2-3.

Një situatë aspak e mirë për Bayern, kur jemi vetëm 16 ditë larg nisjes së sezonit të ri në Bundesligën gjermane.

Top Channel