Roberto Carlos vazhdon të “vrasë” nga goditja e dënimit!

01/08/2017 00:00

Ai tashmë është në moshën 44-vjeçare, por e majta e tij vazhdon të ketë fuqi “vdekjeprurëse”.

Roberto Carlos është aktivizuar në një ndeshje mes miqve të tij dhe sigurisht që një goditje dënimi nuk mund ta ekzekutonte askush tjetër përveç tij, pasi është specialitet i Carlos.

Ish-ylli i Realit të Madridit dhe i Kombëtares braziliane ka lëshuar një “bombë” në drejtim të portës, por topi përpaset në mur, duke lënë të shtrirë një prej kundërshtarëve.

Një prej momenteve më të ndritura në karrierën e Roberto Carlos është goli i shënuar nga goditja e dënimit në ndeshjen mes Brazilit dhe Francës në vitin 1997.

Top Channel