‘Shpërtheu’ në lot pas golit të tij të parë, zbulohet cila ishte arsyeja që e trishtoi Lionel Messin: Babai i yllit argjentinas ndodhet në gjendje të rëndë
Për t’iu arratisur temperaturave të nxehta të kësaj vere dhe për të përgatitur në kushte optimale kampionatin botëror, Luiza Gega ka gjetur strehim në freskinë e fshatit malor të Dardhës.
Kampionia shqiptare e atletikës për garat e mesme dhe të gjata synon podiumin, në turneun që nis në Londër pas një jave.
Nën petkun e rekordmenes kombëtare dhe kampiones së Europës për 1.500 metra, Gega është e vetmja atlete që ka arritur të kualifikohet në kampionatin botëror në garën 3.000 metra me pengesa. Problemet me kaviljen e kanë kushtëzuar stërvitjen e sportistes, që gjithsesi nuk tërhiqet.
Mbështetja pranë zeros që i ofron Federata e Atletikës e ka detyruar Gegën të kërkojë përfitime në garat individuale për sigurimin e të ardhurave, gjë që ka lënë pasoja në shëndetin dhe formën sportive.
Luiza Gega është e vetmja atlete nga Shqipëria, që ka kapur normat për t’u përfaqësuar në kampionatin botëror që zhvillohet në Londër, nga data 4 deri më 13 gusht. Atletja shqiptare do të garojë në datën 9 gusht, në stilin 3.000 metra me pengesa.
Top Channel