Vasili: Dëgjesat, një farsë. Mazhoranca e re, parazitizëm shtetëror

29/07/2017 00:00

Deputeti i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se dëgjesat e kryeministrit Rama dhe deputetëve të tij me qytetarët janë një farsë.

“Këta të qeverisë duan t’u bëjmë opozitë, t’ua japim edhe zgjidhjet edhe t’i zbatojmë po ne. Ndërsa këta vetëm do t’i bien legenit me Facebook e me dëgjesa”, ka deklaruar Vasili.

Në profilin e tij në rrjetet sociale, ish-kryetari i LSI është shprehur se, “këto përralla të maxhorancës kanë tre emra: 1, parazitizëm shtetëror; 2, agjitacion dhe propagandë; 3, impotencë për t’u dalë zot punëve”.

“Tani, kryeministri i vërtetë erdhi, ai po e bën helaq me të drejtë kryeministrin Rama nëpër dëgjesa, pasi i ka bërë punët për dreq. Maxhoranca e ka kryeministrin e ri dhe le të çlirohet nga Rama, që i paska nxirë faqen, le të mos ta bëjnë këtë vetëm ata që po presin e po shtërzojnë për t’u bërë ministra”, ka thënë Vasili.

Top Channel