Kjo verë do të jetë një koktejl i vërtetë me shumëllojshmëri zgjedhjesh për çdo shije kinematografike. Aksion, komedi, e madje edhe filma horror rezervon muaji gusht, premierat e së cilëve edhe për publikun shqiptar do të vijnë paralel me kinematë botërore.

“Për muajin gusht, rrjeti i kinemave “Imperial” sjell një sërë premierash për të gjithë audiencën, si për fëmijë, ashtu edhe për të rritur. Ndër më kryesorët mund të përmendim filmin “Deep”, ‘The nut Job”, ‘Emoji movie’”, thotë Gjergji Gjoshe, Administrator i rrjetit te kinemave “Imperial”.

Një agjente sekrete angleze dërgohet në Berlin gjatë Luftës së Ftohtë për të zbuluar misterin e vrasjes së një kolegu. Në “Atomic Blonde” asaj do t’i duhet të bëjë gjithçka për të mbijetuar në botën e egër të spiunazhit.

Agjenti më i madh i mbrojtjes në botë thirret të ruajë jetën e armikut të tij, një nga vrasësit me pagesë më famëkeq në botë. Aksioni ndërthuret me humor në dyshen Ryan Reynolds e Samuel Jackson në premierën e tyre të re.

“Janë filma të arrirë si ‘Hitman’s Bodyguard’ me Samuel Jackson. Do të pasohet pastaj me filmat aksion-komedi, ku këtu mund të përmendim: ‘Atomic Blond’ me Charlize Theron. Kanë menduar që gjatë verës të ketë pak nga të gjitha zhanret. Kështu edhe këtë verë do t’i kemi të gjitha në transmetim”, thotë Gjergji Gjoshe.

Top Channel