Iniesta – Neymarit: Trego se çdo të bësh!

29/07/2017 00:00

Neymar duket gjithmonë e më larg Barcelonës, me destinacionin e ardhshëm, Parisin.

Pas incidentit të ndodhur në stërvitjen e fundit të katalanasve, mes brazilianit dhe Semedo-s, është kapiteni Iniesta ai që i kërkon Neymar të dalë hapur dhe të tregojë se çfarë dëshiron të bëjë.

“Të themi të drejtën, nuk është se diskutojmë shpesh, mbi të ardhmen e Neymar. Në fakt është ai vetë, që duhet të flasë sa më shpejt për këtë. Duhet të thotë se çfarë dëshiron të bëjë, sa më shpejt, më mirë”, tha kapiteni i Barçës në një konferencë për shtyp.

Në të njëjtën linjë ishte edhe presidenti i katalanasve, Bartomeu, i cili tha se braziliani mund të largohet, nëse paguhet klauzola.

“Neymar mund të largohet nëse dëshiron, por duhet të paguhet klauzola cent për cent”, u shpreh Bartomeu.

Top Channel