Veliaj falënderon Bruna Paskalin

27/07/2017 00:00

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj ka falënderuar nënkryetaren e dorëhequr sot, Brunilda Paskalin, për bashkëpunimin gjatë këtyre dy viteve.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter, Velias ka vlerësuar Paskalin për kontributin dhe përkushtimin e saj, gjatë këtyre dy viteve si nënkryetare e Bashkisë Tiranë.

“Ishte kënaqësi të kisha në skuadër Bruna Paskalin këto dy vite. Mirënjohje për kontributin e përkushtimin e saj për Tiranën tonë. Mbarësi më tej”, shkruajti kreu i bashkisë.

Brunilda Paskali ishte përfaqësuese e LSI-së dhe dha dorëheqjen gjatë ditës së sotme, pas përçarjes PS-LSI, në debatin për rritjen e çmimit të ujit. 

Top Channel