Skënderbeu ndeshet sot në çeki me Mlada Boleslav

27/07/2017 00:00

Skënderbeu luan sot ndeshjen parë të raundit të tretë Eliminator të Europa League ndaj Mlada Boleslav.

Skuadra korçare do të kërkojë që të përsërisë historinë dhe të vijojë rrugëtimin e saj në këtë eveniment të rëndësishëm.

Trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja nuk do të ketë në dispozicion për këtë sfidë të parë me cekët Vujovic dhe Lilajn, por optimizmi në skuadër është i madh.

Tekniku 49-vjeçar edhe në konferencën për shtyp të bërë një ditë më parë e deklaroi se Skënderbeu do të hyjë në fushën e lojës me besimin se do të marrë një rezultat pozitiv edhe pse e di shumë mirë që do të jetë e vështirë.

Sfida mes Mlada Boleslav dhe Skënderbeut do të luhet në orën 18:00 në stadiumin “Mestsky”.

Top Channel