Çmimi i ujit në Tiranë, Bashkia organizon dëgjesa publike
27/07/2017 00:00
Bashkia e Tiranës po vijon dëgjesat publike në lidhje me projektin e rritjes me 20 lekë të çmimit të ujit.
Përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës kanë marrë si shembull punën e bërë nga Bashkia e Korçës, e cila çmimin e ujit e ka shumë më të lartë, mbledh në masë të konsiderueshme pagesat dhe shlyen edhe kredinë e marrë me të cilën është bërë i mundur ndërtimi i rrjetit për të furnizuar me ujë 24 orë qytetin.
Përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës thonë se me përmirësim të mëtejshëm të gjendjes financiare të ujësjellësit do të bëhet e mundur marrja e kredive për të realizuar projektin që do të sillte furnizim me 24 orë në ditë të qytetit të Tiranës brenda një afati 5-vjeçar.
Top Channel