Turqia e “kryqëzon” “Perandorin”! Shkarkohet Terim

26/07/2017 00:00

Trajneri i Turqisë Fatih Terim dha dorëheqjen nga pankina e seleksionit kombëtar të futbollit duke mbyllur pa asnjë krenari aventurën e tretë në këtë post.

Si të mos mjaftonin rezultatet negative dhe paraqitja jo e mirë e Turqisë në Europianin e 2016, ai të cilin e kishin pagëzuar me emrin “Perandori” dhe që kishte një reputacion të madh në futbollin turk, largohet pas një grindjeje fizike.

Fatih Terim u përfshi në një konflikt në një restorant në qytetin bregdetar të Alaxhatit. Pamjet e xhiruara nga kamerat e sigurisë treguan trajnerin veteran që shkëmbente grushte me disa persona të tjerë ndërsa policia raportoi se badigardët e Fatih Terim plagosën 5 persona.

Muajt e fundit, “Perandori” i futbollit turk kishte vuajtur përplasjet me federatën për bonuset financiare, ndërsa u privua dhe nga mesfushori veteran Arda Turan që la kombëtaren, gjithashtu pas një grindjeje. Incidenti i fundit që përfshin vetë Fatih Terim, detyroi federatën t’i kërkojë dorëheqjen.

Top Channel