LDK: Jo Veseli kryetar Kuvendi. Qeveri pa PDK-në

26/07/2017 00:00

Lëvizja Demokratike e Kosovës nuk pranon emrin e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për kryetar të Kuvendit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Isa Mustafa ripërsëriti këtë qëndrim të LDK-së, madje ai shtoi se Veseli nuk gëzon mbështetjen e dy partive të tjera të koalicionit që PDK kryesoi në zgjedhjet e qershorit.

“Nuk do ta votojnë as deputetët e këtij koalicioni nga AKR dhe Alternativa”, shkruan ai.

Lidhur me formimin e qeverisë së re, Mustafa thotë se përgjegjësinë aktualisht e kanë subjektet e renditura mbi LDK-në për ta formuar atë dhe nëse ato dështojnë, atëherë do të hyjë në lojë forca politike që ai drejton, gjithmonë me një kusht.

“LDK do të japë ofertën e vet, por gjithnjë pa PDK-në”, shkruan Mustafa.

Top Channel