Ardhja e neurokirurgut Henri Marsh në Shqipëri për herë të parë ishte për të operuar një diplomat britanik, ndërsa kësaj here për të folur për librin e tij BestSeller “Do no harm”, frazë që shpesh i atribuohet Hipokratit, “Mos bëj dëm”.

Është një libër i shkruar me mesazhe të rëndësishme për jetën e vdjekjen ku balancat ndonjëherë janë të cuditshme. Nën përkthimin e Dr. Mentor Petrelës dhe Florian Dashit, libri vjen nga shtëpia botuese Minerva.

“Në Angli zakonisht kur njerëzit trajnohen për t’u bërë mjekë, shkojnë direkt nga shkolla e mesme në atë mjekësore. Por për shumë arsye unë nuk e bëra këtë. Unë studiova politikë, filozofi dhe ekonomi në Universitetin e Oxfordit dhe më vonë u bëra mjek. Kam punuar në Ukrainë dhe Rusi dhe ishte shumë emocionuese për mua të vija në Shqipëri, që është një vend shumë interesant, me një histori të tmerrshme, por tashmë me shumë ndryshime pozitive”, thotë Henri Marsh, neurokirurg.

Shqipja është e 31-ta gjuhë që ky libër përkthehet. Marsh është ndër pinorët e parë në Europë për neurokirurgjinë dhe ende truri për të është mëse i ndërlikuar.

“Truri i njeriut është gjëja më e ndërlikuar në univers, por kirurgjia e trurit është e thjeshë. Dua të kuptoj që nuk është aq e ndërlikuar, krahasuar me kompleksitetin në cdo aspekt mikroskopik të trurit. Ajo që është e vecantë në kirurgjinë plastike është që është shumë po shumë e rrezikshme. Nëse gjërat shkojnë keq, qoftë pakëz fare edhe me milimetra mund t’i shkaktosh probleme të tmerrshme pacientit. Rrezikshmëria pra qëndron në vendimet që do të marrësh”, thotë ai.

“Operacioni u duk se shkoi pa trazira, megjithatë nuk e di pse, kur u zgjua, ajo ishte e paralizuar në krahun e djathtë të trupit”, kujton një ndër eksperiencat e tij Marsh. Një shembull për t’u thënë që kirurgu nuk është Zot, por një qenie e gabueshme, një ndër arsyet që ky libër vjen.

“Dëshiroja që mjekët të ndihen më pak të turpëruar rreth gabimeve që kanë bërë. Ne jemi qënie njerëzore, të gjithë bëjmë gabime. Është e tmerrshme kur pacienti vuan, por e rëndësihme është të mësohet nga gabimet që janë bërë. Arsyeja e dytë është të ndihmoj pacientët të kuptojnë doktorët që ajo që ne bëjmë është shumë e vështirë”, vijon ai.

Top Channel