Çmimi i ujit, Veliaj pranon propozimet e LSI. Reagon PD: Pazar i pastër

26/07/2017 00:00

Erion Veliaj ka pranuar ditën e sotme propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet. “Kemi votat për ta bërë Tiranën me ujë 24 orë në ditë”, ka deklaruar kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj ka theksuar se Bashkia do t’i përcjellë ERU plan biznesin me gjithë propozimet e LSI, ndërsa ka shtuar se furnizimi i Tiranës me ujë 24 orë në ditë është më i rëndësishëm se sa partitë politike.

Duke reaguar ndaj këtij konsensusi, kreu i këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli e ka cilësuar atë si një pazar mes PS dhe LSI.

“Është një veprim i turpshëm. Është një pazar që vijon të zhvillohet në emër të opozitës dhe sot më shumë se kurrë dallohet qartë se kush janë opozitarët dhe kush pazarxhinjtë”, ka thënë Olli.

Top Channel