Borsh, sherr me thika, një i vdekur

26/07/2017 00:00

Një grindje, e cila përfundoi me një të vrarë dhe 3 të plagosur tronditi Borshin rreth mesnatës mes të martës dhe të mërkurës.

Një grup të rinjsh vendas dhe nga Vlora, pas një sherri për motive banale i zuri pritë grupit tjetër në rrugën që të çon drejt plazhit.

Pas grindjes me thika mes 7 personave humbi jetën 31-vjeçari nga Borshi, Premtim Bega dhe u plagosën dy të tjerë.

Një prej autorëve të dyshuar Ronaldo Shehu, 19 vjeç, banues në Vlorë është arrestuar në flagrancë nga policia, pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja, ndërsa dy grupe të FNSH-së, forca nga Komisariati i Policisë së Sarandës, Stacioni i Policisë Himarë dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës organizuan një operacion në pyllin e fshatit Kudhës për kapjen e dy autorëve të tjerë të larguar nga vendi i ngjarjes.

Thanas Hodo, 26 vjeç, banues në Borsh dhe Xhonatan Muço, 20 vjeç, banues në Vlorë u kapën pas disa orësh.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.                       

Top Channel