Ancelotti këmbëngul: Vidal nuk largohet nga Bayern

26/07/2017 00:00

Carlo Ancelotti këmbëngul me forcë në qëndrimin e tij në lidhje me të ardhmen e Arturo Vidal. Trajneri i Bayernit, për herë të dytë në harkun e pak ditëve ka konfirmuar qëndrimin e kilianit të bavarezët duke frenuar Interin që e kishte vënë atë në shënjestrën e tij.

“Vidal qëndron me ne”, tha Ancelotti në një konferencë shtypi në Singapor. “Sabatini e Spalletti u paralajmëruan që të heqin dorë. Interi ka një trajner me shumë eksperiencë të shohim nëse kjo skuadër do të marrë futbollistë të rinj”.

Por Ancelotti nuk ishte kaq kategorik në qëndrimin e tij në rastin e Renato Sanches, i cili po flitet për një kalim të mundshëm te Molani

“Sanches për momentin është me ne”, vijoi Ancelotti. “Pas përfundimit të fazës përgatitore do të marrim një vendim bashkë me të. Ndaj Chelseat luajti shumë mirë, shpresojmë që të përmirësohet”.

Në fund Ancelotti foli për mundësinë e drejtimit të kombëtares italiane duke theksuar se të ardhmes nuk i dihet edhe pse për momentin ai është i fokusuar te Bayerni ku dëshiron të punojë disa vjet.

Top Channel