
Ambasadori Britanisë në vendin tonë, Duncan Norman nga Shkodra është shprehur se për këdo që jeton në këtë vend duhet të jetë e rëndësishme që reforma në drejtesi të prodhojë një sistem gjyqësor të drejtë.
Edhe investitorët britanikë kërkojnë stabilitet politik dhe një sistem gjyqësor të drejtë për të investuar në Shqipëri, është shprehur ambasadori britanik.
“Kemi parë zhvillimin me sukses të zgjedhjeve e në shtator do shohim formimin e qeverisë së re. Reforma në drejtësi është jashtëzakonisht e rëndësishme për Shqipërinë. Procesi filloi korrikun e shkuar me ndryshimet kushtetuese dhe jemi të kënaqur që është aprovuar ligjslacioni duhur. Mirëpo ndryshimi i kushtetutës, apo aprovimi ligjeve nuk është i mjaftueshëm në vetvete. Ajo që duhet të shohim është që këto ndryshime në sektorin e gjyqësorit, përfshi vlerësimin e gjyqtarëve dhe vetingun, të zbatohet në mënyrën e duhur. Besoj që qëllimi reformës duhet të jetë që të prodhojë një sistem gjyqësor që të jetë i drejtë dhe efikas, e besoj kjo është e rëndësishme për këdo që jeton në këtë vend”, vijoi Norman.
I pyetur për interesin e investitorëve britanik ambasadori është shprehur se kjo lidhet me reformën në drejtësi.
“Ka dy gjëra që kompanitë e ndryshme na pyesin gjithmonë, e para është stabiliteti, qëndrueshmëria politike në vend, diçka që e vumë re gjatë zgjedhjeve në muajin e shkuar dhe e dyta një sistem gjyqësor që jep vendime në mënyrë të drejtë e të qëndrueshme, e kjo është ajo që shpresojmë të shohim në vitet në vazhdim”, tha ai.
Në të njëjtën kohë ambasadori britanik është shprehur se Britania do të mbështesë e do thellojë marrëdhënien me Shqipërinë, ku do të dyfishohet stafi ambasadës në Tiranë dhe për herë të parë kemi një atashe mbrojtjeje rezident në Tiranë dhe në fushën e mbrojtjes, ashtu dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Top Channel