Monaco mund të konsiderohet fare mirë ‘Mbreti’ i merkatos dhe kjo për shkak të shifrave kolosale të përfituara nga shitja e futbollistëve të tij në vitet e fundit.
389 milionë Euro është shifra që është derdhur nga klube të ndryshme në arkat e Monacos, që mund të shkojë mbi 500 milionë Euro, nëse Reali i Madridit do të mund të blejë kartonin e Mbappe për 135 milionë Euro.
Në verën e vitit 2014, Monaco shiti James Rodriguez te Reali i Madridit, me Los Blancos që shpenzuan plot 80 milionë Euro për kartonin e tij. Këtë verë ishte Manchester City që gëzoi drejtuesit e skuadrës së Principatës me blerjet e Mendy dhe Bernardo Silva respektivisht për 58 dhe 50 milionë euro.
Edhe Manchester United shpenzoi një shifër të konsiderueshme për Anthony Martial, plot 60 milionë Euro, ndërsa Chelsea siguroi shërbimin e Bakayoko dhe për këtë derdhi në arkat e Monacos plot 40 milionë Euro.
Kondogbia i kushtoi Interit 36 milionë Euro, ndërsa për Kurzavën, Abdennur e Carrasco, skuadrat e PSG, Valencias e Atletico Madrid shpenzuan të treja së bashku 65 milionë Euro.
Top Channel