
Pas Gonzalo Higuain, Juventus tentoi të shtojë radhët e saj me një tjetër futbollist të Napolit dhe këtë radhë bëhet fjalë për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Elseid Hysaj.
Është pikërisht “Corriere dell Mezzogiorno” ajo që ka bërë të ditur këtë lajm duke zbuluar se Zonja e vjetër e bëri tentativën e saj për Hysajn disa javë përpara.
Elseid Hysaj ka me Napolin një kontratë të shoqëruar me një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 50 milionë Eurosh, por që vlen vetëm për klubet jashtë Italisë dhe që skadon në 30 qershorin e çdo viti duke bërë që tratativat të jenë të lira.
Mësohet se Paratici ka qenë në kontakte të vazhdueshme me agjentin e futbollistit Giuntoli, por këto përpjekje rezultuan të kota, pasi si Napoli, ashtu edhe vetë Hysaj kanë refuzuar në mënyrë kategorike nisjen e bisedimeve për transferimin e tij në Torino.
Top Channel