Arkeologë shqiptarë dhe italianë nisën misionin e tyre të 12-të në Luginën e Drinosit, të përqendruar në rrënojat e qytetit antik të Adrianopolit.

Këtë vit arkeologët po rindërtojnë tezat mbi situatën e rrënojave përreth Adrianopolit, çka sipas tyre do të qartësonte edhe më mirë fazat historike dhe zhvillimin e ndërtimeve. 

“Vazhdimisht gjatë të gjithë punës, arkeologët pas gërrmimeve merren me studimin e materialit arkeologjik, që japin kuptim dhe vlerë gjithë situatave historike dhe kronologjike që janë zhvilluar qytetërimet e lashta në territoret shqiptare”, thotë Luan Përzhita, drejtor i Institutit Shqiptar të Arkeologjisë.

“Në këto vende arkeologjike të njohura po bëjmë vëzhgime me dron dhe gjatë kontrolleve kemi zbuluar se gjithçka që dinim më parë është pothuajse tërësisht e gabuar. Në po bëjmë një planifikim të ri që na jep një imazh totalisht të ndryshëm, si të fortifikimeve greke, ashtu edhe atyre bizantine. Si shembull, në Melan shumë prej strukturave që më parë konsideroheshin të periudhës helinistike, tashmë dalin se i përkasin asaj bizantine”, deklaron Roberto Perna, bashkëdrejtuesi italian i projektit.

Një objektiv tjetër është së fundmi edhe vazhdimi i studimit të materialeve arkeologjike të nxjerra në dritë gjatë gërmimeve të kryera në vitet 2011-2016.

Top Channel