Sërish në Tiranë, si dikur në një klasë

24/07/2017 00:00

Eriona Jaho, Xhoan Shkreli, Francois Lefevre dhe Vlorent Xhafaj do të jenë bashkë në një koncert të vecantë, ashtu sic ata instrumentistë virtuozë janë.

Skena e Teatri Kombëtar, që ka qenë e mbyllur për shkak të mbylljes së sezonit artistik hap siparin për katër instrumentistët, që luajnë në skena të rëndësishme botërore, mbrëmjen e së hënës.

“Ky djali këtu është iniciatori. Kemi qënë në klasë bashkë dhe kemi pasur gjithmonë shumë dëshirë të luajmë”, thotë violinistja Eriona Jaho.

“Është kënaqësi e madhe që takohemi me këta kolegë, janë miq prej shumë vitesh, kemi qënë në shkollë bashkë dhe është kënaqësi shumë e madhe që do të jemi në një skenë”, tha Vlorent Xhafaj, violincel.

“Është shumë bukur të jem me kolegët e mi në Shqipëri dhe është qejf që luajmë së bashku”, shprehet Francois Levre, violë.

“Është shumë e bukur them të drejtën ka momente shumë të bukura”, shprehet Xhoan Shkreli, violin.

Ata kanë vite që janë nëpër botë, edhe pse studentë kanë qenë në një klasë. Sot luajnë për orchestra si ajo e Radios së Gjermanisë, apo e Teatrit La Fenice.
Repertori do t’ju takojë kryeveprave për formacionin e kuartetit nga Beethovën dhe Schumann.

“Miqtë muzikantë dhe dashamirësit e muzikës jam i sigurtë që do të jenë prezent sot në këtë sallë”, thotë Vlorenti.

Koncert vjen për publikun në kuadër të stinës koncertore verore të kryeqytetit, dhe të katër instrumentistët do të jenë sërish bashkë nesër në një koncert në Vlorë.

Top Channel