
Pas betimit në Kuvend, Ilir Meta është drejtuar për në selinë e Presidencës, ku është mbajtur ceremonia e marrjes së detyrës, në prani të figurave kyçe të politikës shqiptare dhe trupit diplomatik.
Në fjalimin e mbajtur me këtë rast, Meta ka vlerësuar rolin e presidentit në ikje Bujar Nishani, ndërsa ka riafirmuar qëndrimin e tij “të palëkundur” pro dialogut dhe konsensusit politik.
“Do të punoj pa rreshtur që shoqëria shqiptare të konsolidojë të drejtat dhe liritë themelore. Shqipëria do të jetë në rrugën e duhur kur të rinjtë ta shohin atë si vendin ku mund të realizojnë ëndrrat e tyre”, ka thënë mes të tjerash Meta.
Kreu i ri i shtetit është angazhuar gjithashtu se do të punojë për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë kombëtare.
Top Channel