Meta në Top Story: LSI si gjithë partitë e tjera

24/07/2017 00:00

Shkëputja e LSI-së nga koalicioni me Partinë Socialiste nuk ishte shkëputja më e mirë  e mundshme dhe kjo pasoi në fushatë edhe një gjuhë të ashpër mes dy forcave politike.

Por, në Top Story me Sokol Ballën, në intervistën e parë të dhënë si President i Republikës, Ilir Meta thotë se është detyrim kushtetues dhe qytetar bashkëpunimi me të gjithë faktorët e tjerë politikë, përfshirë këtu edhe Edi Ramën.

“Që nga ora 18:00 ka lëmë 25 vitet e mia parlamentare, politike dhe partiake dhe në këtë detyrë do të jem bashkëpunues me të gjithë, detyrim kushtetutes dhe qytetar dhe jam i hapur për të bashkëpunuar me zotin Rama dhe me gjithë aktorët e tjerë. Është detyrë e imja”, tha Presidenti Meta.

Meta tha se LSI-ja i takon të shkuarës dhe se pas marrjes së detyrës, ajo për të është si gjithë partitë e tjera.

Top Channel