
Komisioni Operacional i Zgjedhjeve në Partinë Demokratike bën të ditur se deri në orën 12.00 kanë votuar në të 12 qarqet e vendit 22.568 anëtarë, nga 103.952 gjithsej.
Mbi 100 mijë anëtarë të Partisë Demokratike votojnë sot për kryetarin, në 73 degët e PD-së në gjithë vendin, në votimet që kanë nisur prej orës 08.00.
Në selinë qëndrore, ku votojnë dega nr. 2 e PD Tiranë, kane filluar të votojnë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe deputetë të PD-së. Ndërkohë një ditë më parë, kundërshtarët e Bashës kanë apeluar për herë të fundit që zgjedhjet të mos bëhen.
Ka nisur në Durrës votimi i anëtarësisë demokrate për zgjedhjen e kryetarit të PDSH-së. Procesi i votimit po zhvillohet në hollin e pallatit të kulturës ”A.Moisiu”. Në këtë fillim procesi bie në sy mospjesëmarrja e kritikëve të Bashës në Durrës, të cilët i kanë quajtur zgjedhjet një farsë dhe kanë deklaruar paraprakisht bojkotimin e tyre.
Në listat e zgjedhësve janë të regjistruar 5400 persona, por kreu i degës lokale Oerd Bylykbashi ka njoftuar se kushdo që ka një kartë origjinale anëtarësie dhe nuk ka kryer në kohë procedurën e riregjistrimit sipas udhëzimeve të PDSh-së, pavarësisht vitit të lëshimit të dokumentit, mund të votojë duke paraqitur atë para komisionit edhe kur nuk rezulton në listen e votimit.
Ka nisur fiks në orarin e përcaktuar procesi i votimit edhe në Lezhë. Në listën e anëtarësisë për të votuar janë 3334 anëtarë të PD por do mund të votojnë edhe ata që kanë kartën e vjetër të anëtarësisë pasi të marrin një konfirmim nga dega e PD Lezhë.
Rreth 1900 anëtarë të Partisë Demokratike votojnë sot për kryetarin, në degën lokale të PD-së në bashkinë e Vlorës. Në qendrën e votimit pranë pallatit të kulturës, proces i cili ka nisur prej orës 08.00 do të vijojë deri në orën 19.00.
Sipas kryetarit të komisionit Kreshnik Alimerko, procesi i votimit po shkon normalisht.
Gara për kryetarin e PD ka nisur edhe në qytetin e Korçës. Prej mëngjesit demokratët e parë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e tyre për 4 vitet e ardhshme. 3047 votues do të zgjedhin për drejtuesin e kësaj force politike.
Edhe në Lushnje 3200 anëtarë do të votojne midis kreut aktual Basha dhe kandidatit Eduart Selami.Votimet po kryen në selinë e Partise Demokratike ku që në orët e para të mëngjesit vihej re një pjesëmarrje masive.
Ndërkohë një ditë më parë, kundërshtarët e Bashës kanë apeluar për herë të fundit që zgjedhjet të mos bëhen. Në takim nuk morri pjese vetem Jozefina Topalli, ndersa Patozi, Bode, Mustafaj e Bregu i apeluan Bashes qe te mos lejoje nje traume tjeter per demokratet, me kete gare farse, pas humbjes se thelle ne 25 qershor.
Ndërkohë mbrëmjen e të premtes PD publikoi edhe vendet se ku do të votohet sot për të zgjedhur kryetarin e ri, nga ora 08.00 deri në orën 19.00. Ajo thotë se rreth 80 mijë anëtarë kanë emrat në listë për të votuar me parimin një anëtar-një votë.
Më konkretisht shifrat e votimit deri në orën 12.00:
Shkodër, votuan 1513 votues, nga 8777 anëtarë
Lezhë, votuan 590 votues, nga 5820 anëtarë
Kukës, votuan 1130 votues, nga 5105 anëtarë
Dibër, votuan 1195 votues, nga 5570 anëtarë
Durrës, votuan 1272 votues, nga 7966 anëtarë
Tiranë, votuan 7602 votues, nga 30314 anëtarë
Elbasan, votuan 2387 votues, nga 6985 anëtarë
Korçë, votuan 2024 votues, nga 8140 anëtarë
Berat, votuan 700 votues, nga 4877 anëtarë
Fier, votuan 2050 votues, nga 11718 anëtarë
Vlorë, votuan 963 votues, nga 5093 anëtarë
Gjirokastër, votuan 742 votues, nga 3587 anëtarë
Top Channel