
Unaza e qytetit bregdetar ka qëndruar e bllokuar për disa minuta, gjatë pasdites së të premtes, për shkak të një proteste të banorëve të lagjes 13, duke shkaktuar trafik të rënduar për disa kilometra.
Mbyllja me trafik-ndarëse e tre kryqëzimeve në unazën Shkozet-Plepa, të Durrësit, ka irrituar banorët, të cilët shprehen se tashmë kanë mbetur të izoluar.
“Na kanë bllokuar, nuk kalojmë dot…duhet të ecim 5-6 km për të kaluar në anën tjetër”, shprehen banorët që morën pjesë në protestë.
Ky aks rrugor që lidh zonën e plazhit me Shkozetin dhe qytetin e Durrësit ka qënë burim aksidentesh ndër vite, ku disiplinimi i trafikut me semaforë nuk ishte i mjaftueshëm për të shmangur incidente të tilla, duke detyruar autoritetet që kryqëzimet të mbyllen përfundimisht me trafik-ndarëse.
Top Channel