Zgjidhet kryetarja e Komisionit të Vettingut
21/07/2017 00:00
Zonja Genta Tafa u zgjodh kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që do të bëjë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në kuadër të reformës në drejtësi.
Ishin 4 kandidatura për kreun e komisionit të Vettingut, ndërsa në votim morën pjesë të 12 anëtarët e komisionit.
Procesi u ndoq nga vëzhguesit e operacionit ndërkombëtar të monitorimit. Vettingu do të nisë në shtator dhe komisioni do të funksionojë të paktën deri në dhjetor 2025.
Top Channel