Komisioni Elektoral në PD: Gjithçka gati për votimin nesër
21/07/2017 00:00
Rreth 80 mijë anëtarë të Partisë Demokratike, votojnë nesër prej orës 8:00 deri në 19:00, në 71 degët lokale për të zgjedhur kryetarin.
Me anë të një deklarate në orët e mbrëmjes së ditës së sotme, Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike njofton se ka përfunduar procesi i shpërndarjes dhe marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore në 73 komisionet e ngritura në gjithë vendin, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Materialet zgjedhore janë marrë në dorëzim nga përfaqësuesit e kandidatëve dhe drejtuesve të komisioneve.
Top Channel