Kombëtarja, Panuçi takon “të rinjtë”

21/07/2017 00:00

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi është takuar paraditen e së premtes me trajnerët e ekipeve zinxhire të përfaqësueses shqiptare, por edhe trajnerët e ekipeve të femrave.

Ka qenë një prezantim zyrtar ky i trajnerit të sapoemëruar me trajnerët e tjerë, për të patur njëkohësisht edhe një bashkërendim të punës.

I pranishëm në këtë takim të zhvilluar në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë edhe Presidenti Duka, i cili ka kërkuar një bashkëpunim të plotë, ashtu si edhe në kohën e De Biazit, me ekipet zinxhire të Kombëtares për të bashkërenduar punën dhe për të patur një kalim më efikas të brezave nga njëri ekip në tjetrin.

Top Channel