Selami: Humbas? Nuk largohem nga PD
20/07/2017 00:00
Në Top Story me Sokol Ballën, Eduard Selami foli për të dy skenaret pas zgjedhjeve të së shtunës brenda Partisë Demokratike; fitoren dhe humbjen.
“Nëse fitoj do ta filloj nga analiza, analizë nga seksioni, analizën që nga anëtari për të bërë një analizë për të gjetur arsyet që kemi shkuar kaq gabim. Pastaj do të shohim problemet. Unë kam bindjen se mund të shndërrojmë këtë vend në një histori suksesi”, u shpreh ai.
Por nëse humbet, a do të largohet nga PD?
“Unë nuk e kam lënë asnjëherë Partinë Demokratike dhe asnjëherë nuk kam për ta lënë. Aty do të jemi në grup-seksionin numër 2, por them se do të jetë një humbje kohe për Partinë Demokratike”, tha Selami.
Top Channel