Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, një nga negociatorët e emëruar për të arritur edhe marrëveshjen finale për Reformën në Drejtësi, konfirmon se Engjell Agaci, negociatori i PS-së kishte rënë dakord që formula Nuland të jetë e vlefshme për tërë institucionet e drejtësisë.
Sipas tij ajo se çfarë ka deklaruar më herët Oerd Bylykbashi është e vërtetë, duke theksuar se i ishte lënë të kuptohej se për këtë pikë ishte arritur marrëveshja.
“Negociatorët e PS-PD më kanë konfirmuar se kanë rënë dakord për këtë çështje. Ajo që tha deputeti Bylykbashi është fakt që ka ndodhur. Formula nuk u përfshi në procesverbal pasi mbledhja u mbyll menjëherë. Ka qenë kryesisht z. Agaçi dhe z. Bylykbashi që janë marrë me këtë çështje dhe që të dy më konfirmuar se ishin marrë vesh për këtë histori”, deklaroi Manjani.
Ndërprerja e mbledhjes të hënën është edhe shaku sipas Ylli Manjanit që kjo pjesë e diskutimit nuk është reflektuar në procesverbalin e datës 18 korrik.
“Nuk hyjmë në detaje. Unë po ju konfirmoj këtë gjë që kjo bisedë ka ndodhur atë natë ditën e hënë në darkë në tryezën e bisedimeve, por që nuk u reflektua në dokument sepse mbledhja u mbyll”, u shpreh Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Top Channel