Sheriff Tiraspol, sfida ku synohet kualifikimi

19/07/2017 00:00

Kukësi luan sot ndeshjen e kthimit të raundit të dytë eliminator të Ligës së Kampioneve me Sheriff Tiraspol.

Në sfidën e parë skuadra verilindore humbi me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe në këtë përballje do t’i duhet të shënojë të paktën 2 gola për kualifikim, gjë që u theksua edhe nga vetë trajneri Ernest Gjoka.

“Kemi përgatitur gjithçka në detaje, përfshi dhe shtesën gjithsesi e rëndësishme është të shënojmë, duhet të kemi parasysh të sulmojmë shpejt, por mbi të gjitha të mbrohemi mirë, sepse akoma më e rëndësishme është dhe të mos pësojmë. Të gjithë duhet të jemi heronj në këtë ndeshje, ka një bindje që do t’ja dalim, kam  një parandjenjë shumë të fortë dhe besoj se do të arrijmë të kualifikohemi”, tha trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka.

Ndërsa, trajneri i Sheriff  Tiraspol, Roberto Bordin është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij do ta ketë të vështirë përballë kampionëve të Shqipërisë,por synimi i saj do të jetë kualifikimi për në raundin tjetër.

“Në ndeshjen e parë krijuam shumë raste dhe ishim të organizuar në lojën tonë. Futbollistët bënë një punë shumë të mirë. por kje sfidë e dytë do të ketë një tjrtër histori. ne do të kërkojmë që të ndalim sulmet e kundërshtarëve dhe do të përpiqemi të dalim në lojën tonë. jemi gati për këtë ndeshje. E dimë që do të jetë e vështirë, por ajo që duam është të fitojmë dhe të kualifikohemi”, thotë Roberto Bordin, trajner i Sheriff Tiraspol

Ndeshja mes Kukësit dhe Sheriff Tiraspol do të luhet në orën 19:30 në stadiumin ‘Elbasan Arena’. Ndërkohë policia e Elbasanit ka marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj sfide, ku të angazhuar janë 170 forca policie

Top Channel