‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Një shtetas shqiptar, 42 vjeç është arrestuar prej autoriteteve greke në vendin e quajtur Istea, në ishullin e Evias.
Sipas policisë greke, shtetasi shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin, u ndalua prej një patrulle të policisë në aksin rrugor që lidh qytezën me qytetin e Kalkidhës.
Prej verifikimeve të kryera rezultoi se 42-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej Interpol Tirana, pasi është dënuar nga gjykata shqiptare me 16 vjet burg nën akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Mësohet se gjatë arrestimit ai nuk ka bërë asnjë rezistencë, ndërsa në banesë nuk i është gjetur asnjë objekt i dyshimtë.
Ai do të dërgohet në gjykatën e Kalkidhës, e cila do të vendosë për ekstradimin e tij drejtë Shqipërisë në ditët në vazhdim. Deri atëherë 42-vjeçari do të mbahet në burgun e Kalkidhës.
Top Channel