Eksploziv në makinë 62-vjeçarit, ka qënë i dënuar për vrasje

19/07/2017 00:00

Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në mjetin e një 62-vjeçari në Kurbin.

Informacionet e policisë bëjnë të ditur se bëhet fjalë për mjetin tip Audi, në pronësi të N.K, 62 vjeç i dënuar më parë për vrasje.

Fatmirësishtka pasur vetëm dëmtime materiale në pjesën e përparme të mjetit dhe nuk ka lëndime në njerëz.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Njësinë Antieksploziv , po punojnë për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave si dhe për dokumentimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje kriminale.

Top Channel