Demiraj në Vlorë, takim me efektivët e dy operacioneve antikanabis

19/07/2017 00:00

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka qënë në drejtorinë vendore të Vlorës, ku ka takuar drejtuesit dhe efektivët e dy operacioneve të fundit të kapjes së tonelatave me kanabis.

Operacionet policisë në qarkun Vlorë do të thellohen deri në pastrimin e plotë të sasive të mëdha të kanabisit të grumbulluara në dy vitet e fundit dhe kapjen e kokave të narkotrafikut.

Ministri Demiraj inspektoi repartin elitë të policisë shqiptare “Delta Forcë”. Rritja e kontrollit kufitar dhe bregdetit kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe gjithë trafiqeve të paligjshme është prioritet i qeverisë ka vënë në dukje ministri.
 
Prej disa ditësh ministri i Brendshëm Demiraj ka zbritur në terren për të koordinuar përpjekjet e qeverisë dhe strukturave të zbatimit të ligjit për kontrollin e territorit, hapësirës ajrore dhe vijës bregdetare.

Top Channel